Shtangisti Krenar Shoraj ëndërron të përfaqësoj Shqipërinë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Fitues i disa medaljeve ndërkombëtare dhe kombëtare, në një intervistë për RTV ORA, tregon vështirësitë që e kanë shoqëruar gjatë karrierës dhe qëllimin në Europianin e Rusisë, ku synon së paku podiumin.
Krenar Shoraj është duke u stërvitur fortë për arritur në zonën e medaljve në kampionatim europian të peshëngritjes që do te zhvillohet në prill ne Rusi. Kompeticioni është ndalesa e fundit për t’u kualifikuar në “Lojërat Olimpike Tokyo ” 2020.
Fituesi i 5 medaljeve ndërkombëtare në peshëngritjes nga të cilat 2 bronzi, 3 argjendi, si dhe 31 çmime si kampion kombëtar në vend në peshën 89 kilogram, ëndërron të përfaqësoj Shqipërinë në komepticion më prestigjioz.
Emri i tij është lidhur edhe me skandale dopingu, por ai insiston se nuk ka përdorur kurrë substanca të ndaluar, ndërsa kërkon mbështetje nga shteti. Më parë Shorja stërvitej në natyrë ndërsa tani me të ardhurat e veta ka krijuar një palestër modeste në fshatin Amonicë të Vlorës, 42 km larg qytetit.

