Categories Lajme

Eksperimenti në Itali, 2000 persona do të provojnë nëse Covid-19 përhapet në disko

Italia po përjeton gjithashtu një hapje graduale sikundër shumë vende të tjera evropiane dhe kështu po ndodh dhe me kthimet në diskoteka . Një shoqatë italiane e biznesit dhe argëtimit e quajtur Silb-Fipe do të realizojë një eksperiment ne dy disko të ndryshme, njëra brenda dhe tjetra jashtë, për të verifikuar kushtet për rihapjen e tyre në shkallë të gjerë dhe të sigurt. Kjo është iniciativa më e re e nisur nga shteti fqinj .

2,000 njerëz do të hyjnë vetëm me lejen e gjelbër dhe në dalje klientët e restorantit do të duhet t’i nënshtrohen një tamponi të ri. “Ne kemi autorizimin e Rajonit të Pulias“, u shpreh Maurizio Pasca, president i shoqatës.

Ne jemi në dispozicion, sa më shpejt që të gjithë të vaksinohen, aq më shpejt të kthehemi në normalitet, të gjithë duhet të japin kontributin e tyre,” ka vijuar më tej ai.

Ndërsa në Milano eksperimenti do të zhvillohet në një klub nate të mbyllur. Sipas protokollit, në diskoteka do të jetë e nevojshme të mbahet një maskë, por distancimi shoqëror nuk do të jetë i nevojshëm.

Qëllimi, thotë Maurizio Pasca, “është që të sigurojmë klube nate pa Covid në mënyrë që 2,800 ambiente të mbyllura që nuk kanë punuar që nga 23 Shkurt të mund të hapen të paktën në vjeshtë“.

Më 1 Maj, në Londër, ishte ngjarja e parë e organizuar në një klub nate në Mbretërinë e Bashkuar që kur shpërtheu pandemia Covid në botë. 3000 njerëz morën pjesë. Pjesëmarrësit duhet të kishin rezultuar negativ ndaj Covid-19 në 24 orë para hyrjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME