Nganjëherë një ilustrim i duhur është shumë më i mirë se fjalët, sidomos kur vjen puna për të shpjeguar diçka të rëndësishme tek fëmijët. Kjo është çfarë ka bërë mësuesja nga Idaho, e cila ka vendosur që nxënësve të saj me një anë të “eksperimenti” t’iu tregoj për rëndësinë, që pastrimi adekuat dhe i rregullt i duarve ka për shëndetin. Për ta ilustruar përhapjen e baktereve, mësuesja kishte përdorur 5 pjesë të ndara të bukës.
Pjesën e parë të bukës e kishte fërkuar në kompjuterët e klasës. Pjesën e dytë te bukës e nuk ishte prekur fare, pjesa e tretë ishte prekur nga nxënësit që nuk i kishin pastruar duart, pjesa e katërt e bukës ishte prekur nga nxënësit që kishin pastruar duart me ujë të ngrohtë dhe sapun, ndërsa pjesa e pestë nga nxënësit që kanë përdorur kremra antibakteriale.
Në bazë të fotove vërehet gjendja e 5 pjesëve të bukës, të cilat tregojnë qartë se si bakteret janë përhapur në të gjithë bukën, sidomos në rastin kur ato janë ekspozuar ndaj baktereve të kompjuterëve të klasës, ndërsa pjesa e 4-të e bukës, ku ishte prekur nga duart të lara me ujë të ngrohtë dhe sapun vërehet që nuk ka asnjë baktere në to dhe buka është siç ka qenë. Si përfundim, mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga bakteret është pikërisht pastrimi i duhur me ujë të ngrohtë dhe sapun.
