Teksa në shumicën e qyteteve kanë nisur reshjet e para të borës, pjesa tjetër e botës po përballet me temperatura mjaft të larta. Në shtetin e kangurëve janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të larta, me qytetarët që kanë shfrytëzuar rastin për të bërë edhe eksperimente.
Diçka të tillë e ka tentuar ky banor i Perth, me Stu Pengelly që ka gatuar 1.5 kilogramë mish brenda makinës së tij, një Datsun Sunny. Pamjet u regjistruan të premten e 13 dhjetorit teksa në makinë u arrit temperatura 80 gradë celsius. Mishit iu nevojiten rreth 10 orë që të ishte gati. Pamjet e publikuara nga Stu Pengelly është bërë virale, duke marrë vëmendjen e rrjetit. Temperaturat në vend janë rritur ndjeshëm pas zjarreve që dogjën gjithçka në lindje të vendit.
