Categories Lajme

Humbën vajzën nga tërmeti/ Rama viziton familjen në banesën e re: Jemi pranë jush dhe çdokujt në nevojë

Ilia, Rozeta, dhe Sabina do të jetojnë së bashku në shtëpinë e re, pas humbjes së pazëvendësueshme të Xhesikës 20 vjeçare në tragjedinë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, kur një parapet do të shkëputej nga pallati si pasojë e lëkundjeve. Bashkë me 20-vjeçaren e cila sapo kishte nisur ëndrrën e saj për t’u bërë arkitekte, do të mbeteshin të lënduara edhe nëna dhe motra e saj, por që mundën të shpëtojnë.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vizituan të shtunën pasdite, shtëpinë ku është akomoduar kjo familje, në banesën e tyre të re 2+1 në kryeqytet në zonën e Kombinatit. Kryeministri Rama u shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të vajzës Xhesika Biqiku, dhe theksoi se do të bëhet gjithçka që pjesëtarët e familjes së saj të vijojnë jetën në mënyrë që t’ju lehtësohet sa të jetë e mundur edhe dhimbja e madhe.

“Ne jemi dhe do t’u jemi pranë atyre dhe çdokujt në nevojë, megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona”, u shpreh Rama. Familjarët falënderuan kreun e qeverisë, si dhe kryebashkiakun Veliaj për gjithë angazhimin që nga momentet e para për të shpëtuar jetën e vajzës dhe për përkujdesjen në vijim. Kryeministri Rama i dorëzoi vajzës së vogël Sabinës edhe tre libra, një nga pasionet e saj më të mëdha në jetë. Bashkë me qeverinë, në kryeqytet janë strehuar nga Bashkia e Tiranës edhe shumë prej familjeve të cilat humbën pjesëtarë në Thumanë duke nisur një jetë të re. Bashkia është përkujdesur që krahas ofrimit të një banese me kushte komode, të ofrojë edhe mbështetje të vazhdueshme me shërbim social dhe shëndetësor. e.xh/ /a.g*

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME