Categories Lajme

Ekspertët: Nuk ka viroza të tjera në qarkullim

Luhatja e temperaturave nuk ka ndikim mbi përhapjen e Covid-19, ndaj epidemiologu Artan Simaku kërkon nga qytetarët që të mos e ulin vigjilencën ndaj masave të sigurisë. Sipas Simakut, në ndryshim nga gripi sezonal, koronavirusi nuk dobësohet me përmirësimin e motit. “Koronavirusi që qarkullon nuk ndikohet nga luhatjet e temperaturës. E provuam në stinën e verës që nuk pati ndikim, si dhe nga temperaturat e ulëta”.

Sa i përket virozave stinore, Simaku thotë se nuk ka të tilla në qarkullim, e për këtë rendit 2 arsye.

“E para, sepse në kohë pandemie qarkullon virusi pandemik dhe viruset e tjera qarkullojnë në një nivel të papërfillshëm ose nuk qarkullojnë fare. E dyta, masat e marra për Covid-19 janë të identike që na mbrojnë edhe nga gripi. Në të gjithë Europën janë rreth 600 raste të testuara për grip”.Për këtë shkak ekspertet bëjnë thirrje që masat e higjienës nuk duhet të neglizhohen në asnjë moment, po ashtu edhe mbajtja e maskës dhe e distancës. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME