Categories Lifestyle

Ekspertët paralajmërojnë: Llambat ekonomike të dëm shme për shëndetin

Një numër i madh ekspertësh paralajmërojnë që llambat kursyese duhet të përdoren sa më rrallë që të jetë e mundur dhe sa më larg nesh. Bashkimi Evropian me direktivë kishte ndaluar prodhimin e llambave klasike për ndriçim, në këtë mënyrë duke detyruar që në tregun Evropian të prodhohen kryesisht llamba për kursim të energjisë (llamba me ndriçim të bardhë) edhe pse kishin informata se janë të dëmshme. Kursejnë energjinë, por jo edhe jetën tonë.

Disa hulumtues nga Berlini vërtetojnë se llambat më kursyese janë jashtëzakonisht të dëmshme. Këto llamba ndriçuese emitojnë fenol, naftalen dhe stilen, përbërës kancerogjenë, të cilët në ekspozim afatgjatë mund të jenë fatalë. Fenoli në organizmin tonë depërton nëpërmjet ajrit dhe në këtë mënyrë pengon punën e mushkërive dhe atë të zemrës, shkruan Femina.al.

Universiteti “Haifa” në Izrael, prej kohësh ka publikuar një studim sipas të cilit, llambat kursyese mund ta rrisin përqindjen e femrave të sëmura nga kanceri i gjirit, sepse në dallim nga ndriçimi klasik i verdhë, këto llamba ndriçuese emitojnë në një farë mënyre ndriçim ditor, që vjen deri te çrregullimi i prodhimit të hormonit melatonin në organizëm.

Gjithashtu, ka edhe paralajmërime se llambat e tilla shkaktojnë migrenë, kurse dermatologët kanë frikë në rritje të sëmundjeve të lëkurës. A nuk është absurde që në ambalazhin e një llambe prodhimi të qëndrojë paralajmërimi se pas përdorimit është e nevojshme të hidhet si mbeturinë toksike?

Llambat jo vetëm që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë, por, blerja e këtyre prodhimeve është edhe shumë më e shtrenjtë sesa e llambave klasike, komentojnë hulumtuesit nga Berlini. Llambat e tilla prodhojnë “smog elektrik”, duhet të përdoren kryesisht në hapësira të ventiluara mirë dhe sa më larg kokave tona, paralajmëron eksperti Andres Kirhen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME