Categories Lajme

Eksperti hedh dritë mbi tragjedinë shqiptare në Bullgari: Tre versionet

Eksperti i komunikacionit, Faton Bunjaku foli në “T7” lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari në orët e hershme të së martës ku një autobus u aksidentua dhe si pasojë mbetën të vdekur 46 persona. Bunjaku tha se në bazë të deklaratave të dëshmitarëve, së pari ka ndodhur aksidenti dhe pastaj ka marrë flakë. “Autoritet e Bullgarisë kanë marrë të gjitha masat, sikur edhe po shihet. Në bazë të deklaratës që vërejta nga dëshmitari që arriti të mbijetojë, këtu flitet për një aksident ku fillimisht kishte ndodhur aksidenti e pastaj ka marrë flakë autobusi”, ka thënë ai.

“Vet fakti që autobusi është furnizuar me lëndë djegëse, me naftë, autobusi rezervarin e ka tek ana e djathtë e përparme. Edhe po shihet kjo pjesë e dëmtuar. Autobusi ka lëvizur në lëvizje të njëtrajtshme. Në bazë të asaj udhëtari nuk ka mundur të reagojë. Ka pëlcitur goma e pastaj vjen zjarri. Pyetja shtrohet se nga ka mundur të vijë zjarri. A mund të ndizen shkëndija të zjarrit nga kontakti i diskut të rrotës, bandashit që i themi, me pjesën metalike.

Kur është deformuar autobusi, a është i izoluar rezevari. Prodhuesi nuk e qet me izolator. Kur ka qenë e deformuar aty ka pasur grimca të vogla të shpërndara të cilat kanë mundur të ndizen lehtësisht në kontakt. Pyetja tjetër që do të hetohet është se si ka mundur të ndodhë aksidenti. Rregulloret e parashohin qartë se sa kohë ka të drejtë një ngasës të vozisë dhe sa të pushojë.

Nuk konsiderohet pushim ndërrimi me shofer por kur automjeti është i ndalur. Është vështirë të merret tahografi pasi ka djegie totale të autobusit. Nuk mund të dimë sa ka vozitur pa ndalur autobusi” tha ai. Mediat bullgare theksojnë se tre versionet se si mund të ketë ndodhur ky rast tragjik, që janë: mosfunksionimi teknik, gabimi njerëz ose infrastruktura e dobët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me vdekje në Durrës, 17-vjeçari prangoset pas negociatave të Policisë me familjen

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku…

LEXO ME SHUME