Categories Lajme

Eksperti i shëndetit publik: Mund të arrijmë në 600 raste në ditë me të infektuar

Duke iu referuar rritjes rekord të shifrave të të infektuarve në Shqipëri, eksperti i shëndetit publik, mjeku Erion Dasho gjithsesi mendon se kjo nuk është pasqyra reale e epidemisë. Sipas tij, i vetmi orientim “deri diku i saktë vjen nga numri i personave që humbin jetën”. Mjeku parashikon se mund të arrihet që vendi të përballet me rreth 600 raste të reja në ditë. Kjo do e çonte në limitet e asaj çka mund të përballojë, sistemin shëndetësor. “Me një mesatare prej 3 vdekje në ditë, duke ditur shkallën e vdekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv. Shifra këto që, në se materializohen, ndodhen në limitet që mund të përballojë sistemi shëndetësor shqiptar”, shkruan Dasho në rrjetet sociale.

POSTIMI: COVID-19: KOHA PËR VEPRIM PROFESIONAL DHE TË PËRGJEGJSHËM!

Fatkeqësisht, numri i rasteve me COVID në Shqipëri sa vjen e rritet. Në mungesë të testimeve, numri i rasteve të raportuara nuk e pasqyron gjendjen reale të epidemisë dhe i vetmi orientim deri diku i saktë vjen nga numri i personave që humbin jetën. Nisur nga ky numër, mund të bëhen disa ekstrapolime të përafërta si vijon. Me një mesatare prej 3 vdekje në ditë, duke ditur shkallën e vdekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv. Shifra këto që, në se materializohen, ndodhen në limitet që mund të përballojë sistemi shëndetësor shqiptar.

Ç’duhet bërë në këto rrethana? Së pari, duhen marrë urgjentisht masa duke aktivizuar trinomin Testo-Gjurmo-Trajto:

– Të testohet më shumë
– Të gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente
– Të forcohen kapacitetet trajtuese në çdo nivel të sistemit shëndetësor

Së dyti, duhen korrigjuar gabimet e bëra deri tani që kanë mundësuar transmetimin e COVID në spitale, administratë, mjedise shërbimi, biznese dhe transport.
Së fundi, duhet rindërtuar marrëdhënia e besimit me publikun e cila u dëmtua rëndë gjatë tre muajve të karantinës. Pa një publik bashkëpunues nuk mund të kapërcehet situata.

SITUATA LIDHUR ME COVID NUK ËSHTË OPTIMISTE, POR ME MASA TË SHPEJTA DHE TË FOKUSUARA MUND TË KORRIGJOHET.

VEÇSE ÇDO DITË QË KALON E BËN MË TË VËSHTIRË ZGJIDHJEN DHE VENDOS NË RREZIK SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE. KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME