Sipas specialistëve, pirja e cigares mund të ketë një numër efektesh negative tek meshkujt, një ndër to është zvogëlimi i organit gjenital.
Duke folur për Mirror Online, urologu Marc Laniado tregoi se ky efekt negativ nuk ndodh aq rrallë saç mendohet.
Laniado shpjegon:
“Për të pasur një ereksion normal ju duhet të keni rrjedhje të mjaftueshme gjaku në sistem. Duhanpirësit kanë shanse më të larta për të pasur arteriosklerozë te të gjitha enët e gjakut, duke përfshirë këtu edhe në ato që ndodhen në organin gjenital. Kjo bën që në këtë zonë të reduktohet qarkullimi i gjakut. Këto pasoja negative mund të jenë të përkohshme apo permanente.”
Kjo nuk është hera e parë që ekspertët kanë identifikuar një lidhje mes tymosjes dhe performancës së çifteve në shtrat.
Sipas Medical News Today, cigaret kanë në përbërjen e tyre toksina që mund të dëmtojnë venat e gjakut në organet gjenitale mashkullore.
