Categories Covid-19

Eksperti zviceran: Virusin britanik e kanë dramatizuar

“Rreziku duhet marrë seriozisht, por ai megjithatë është mbi-dramatizuar”, ka thënë të enjten mjeku i kantonit të Bazelit Thomas Steffen. Mjeku i kantonit të Bazelit Thomas Steffen tërheq vërejtjen kundër “skenarëve të tmerrit” që propagohen lidhur me mutacionin e ri të virusit. Ky variant, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Oksfordit nuk është aq ngjitës sa mendohej, shkruan gazeta Tages Anzeiger.

Por, në Zvicër ekziston tashmë një frikë nga virusi i mutuar. Testet masive në St. Moritz dhe në një shkollë fillore në Basel, e cila tani po kalon edhe në mësimin në distancë, janë vetëm pak nga treguesit e kësaj frike. Aty ku zbulohet mutacioni i koronavirusit në MB, bëhet çdo përpjekje për të izoluar rastet dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të mutacionit b117. Këshilli Federal madje ka justifikuar nevojën për masat e reja që kanë qenë në fuqi që nga e hëna, pikërisht duke u mbështetur në rrezikun nga “varianti shumë ngjitës” i virusit.

“Rreziku duhet marrë seriozisht, por ai megjithatë është mbi-dramatizuar”, ka thënë të enjten mjeku i kantonit të Bazelit Thomas Steffen në “Tages Anzeiger”. Specialisti i mjekësisë parandaluese konsideron se numri i rasteve do të vazhdojë të bjerë në javët e ardhshme, që do të thotë se virusi i mutuar vështirë se do të arrijë masën kritike të nevojshme për të ngarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor deri në kufijtë e tij të kapacitetit, transmeton albinfo.ch. Alarmizmi nuk ka vend këtu!

“Kjo mund të shkaktojë lodhje tek njerëzit, gjë që provokon tension të padëshiruar dhe kundër-reagime”, paralajmëron Steffen. Inkurajimi i të dhënave të reja nga Anglia ìNë fakt, numrat më të fundit të infeksioneve nga Anglia janë inkurajues. Po ashtu, një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit, i cili ka bërë për herë të parë vlerësimin e të dhënave PCR , arrin në përfundimin se varianti i ri ka më shumë gjasa të jetë 35 për qind më ngjitës (se “i vjetri”) sesa 70 për qind, siç ishte paralajmëruar fillimisht.

Steffen nuk vë në dyshim shtrëngimin e masave, të vendosur pak ditüë më parë nga Këshilli Federal, por thotë se mungon klasifikimi në komunikimin me autoritetet, përcjell albinfo.ch. Ai vetë është “optimist i matur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME