Categories Lajme

Ekspertja i mëson bizneset si të mashtrojnë për të fituar fondet IPARD nga AZHBR-ja

Lajmi se Brukseli pezulloi fondet për bujqësinë në verë, për shkak të abuzimeve të shumta, ishte si një rrufe në qiell të hapur për qeverinë shqiptare. Por para se të dilnin në sipërfaqe këto në Janar të 2023 flitej se do të hapej IPARD III. Këtu merr zanafillën edhe denoncimi i Fiks Fare.

Malvina Kuqi pronare e fabrikës “Extra Farm Albania”, me kohëzgjatje në treg prej 7 në prodhim për blegtorinë iu drejtua Fiksit pikërisht për një mashtrim që i është bërë.

“Ne donim të merrnim një fond nga AZHBR, se kishim dëgjuar që ishte për bujqësi dhe blegtori.  Donim të bënim kaparonin tonë që ne të fusim makineri të tjera. Të zgjerojmë aktivitetin. Filluam të interesoheshim për të bërë aplikimin. Na thanë se mund të ishim përfituar” tregon znj Kuqi.

Për të qenë përfitues i kishin rekomanduar që të lidheshin me një zyrë konsulente, për të plotësuar dosjen. Zyra më pas bënte edhe aplikimin.

“Konsulentja quhet Irena Shabanllari, kemi shkuar me ekstraktin e punës. Na tha se e përfitojmë. Duhet të bënim aplikimin. Na tha se të gjithë shumën e donte në fillim. Ok i thamë, se donim ta përfitonim. I kam bërë pagesën në bankë. Flitej se do hapej në janar IPARD 3, në vitin 2023. Shuma që paguam konsulenten ishte 6 mln lekë të vjetra. Ne nuk bëmë kontratë. Ne ramë dakord që ajo do bënte pjesën e saj” vazhdon denoncuesja.

Konsulentja Shabanllari u kishte thënë se merrej me këtë punë dhe kishte bërë edhe shumë projekte të tjera që kishin rezultuar fituese. Kjo sipas denoncueses pasi konsulentja kishte njohje në zyrat e shtetit. Vazhduan me bërjen e projektit dhe çdo gjë gati, por që aplikimi nuk u bë sepse nuk u hapë IPARD 3. Ndërkohë paratë u dhanë.

Sot e kësaj dite ende nuk janë kthyer, por ekspertja Shabanllari edhe pse ka kaluar gati një vit i sorollat duke thënë se do ua kthejë paratë./ Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME