Categories Lajme

FOTOT/ Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Stefan Capaliku shkrimtari i vitit

Çmimet Kombëtare të Letërsisë një nga eventet më të rëndësishme të skenës letrare të një viti, janë ndarë dje në një ceremoni të posaçme nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

E pranishme në këtë ceremoni Ministrja e Kulturës Elva Margariti e quajti vitin 2023 një vit të mirë për kulturën e librin, duke kujtuar dy ngjarje të rëndësishme si prania e Shqipërisë në Panairin e Librit në Torino, dhe hapja e aneksit të Bibliotekës së re Sotir Kolea.

Për Drejtoreshën e QKLL-së, Alda Bardhyli, këto çmime janë një tablo e letërsisë që bëhet sot në vend, dhe në vite kanë qenë një motiv i rëndësishëm për librin dhe autorin shqiptar. Juria e këtij viti u kryesua nga Akademik Mehmet Kraja, dhe anëtarë Shezai Rrokaj, Saverina Pashaj, Aida Tuci dhe Mimoza Hysa.

Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” iu dha poetes Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve” me motivacionin: “për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mendimit, për origjinalitetin dhe gjuhën poetike mjeshtërore e të drejtpërdrejtë”.

Ndërkohë, çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit” iu dha përkthyeses Mira Meksi për librin “Vjeshta e patriarkut”, G. G. Marquez me motivacionin: “për përkthimin e romanit e cila vjen në një shqipe të pasur me një sintaksë pabesueshmërisht të qartë që jo vetëm respekton stilin e autorit por edhe sjell me autencitet një shumësi zërash, një përrua fjalësh, figurash, me muzikalitetin e një fuge baroke”.

Çmimi “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” iu dha shkrimtarit Behar Jacaj për librin “Hoteli përbri kishës” me motivacionin: “për një pasqyrim psikologjik të pështjellimit të botës së brendshme të njeriut të kohërave të sotme, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, me gjuhë të pasur dhe situatë befasuese”.

Çmimi “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit” iu dha studiuesit Xhevat Lloshi me librin “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip” me motivacionin: “një studim i plotë, i larmishëm dhe i dokumentuar mbi veprën dhe kronologjinë e jetës si dhe të përkthimeve shqip të Biblës dhe një bibliografi shteruese mbi veprën e Kristoforidhit”.

Sakaq, çmimi “Libri për fëmijë më i mirë i vitit” iu dha shkrimtares Edi Gogu për librin “Tezja dhe shkopinjtë magjikë” me motivacionin: “për një shkrim plot fantazi që nxit imagjinatën dhe i fut fëmijët në botën e ëndrrave”. Ndërkohë, çmimi “Romani më i mirë i vitit shkoi për shkrimtarin Stefan Çapaliku me romanin “Një engjëll veshë me frak” me motivacionin: “për një shkathtësi rrëfimi dhe gjetjesh të përdorura tradicionalisht në prozën romanore, tejkalon këtë kufizim dhe veprës i jep shtrirje më të gjerë dhe personazhit reference polivalente”.

FOTOT/ Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Stefan

FOTOT/ Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Stefan

FOTOT/ Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Stefan

FOTOT/ Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Stefan

FOTOT/ Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Stefan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME