Categories Lajme

Eksportohen mbi 4 tonë kivi, fruti që deri dje importohej 100% në Shqipëri

Skemat e mbështetjes në bujqësi, kanë rritur interesin e fermerëve për kultivimin e kivit, duke e kthyer atë nga një frut ekzotik 100% të importuar, sot të eksportuar edhe nga Shqipëria.

Sipas të dhënave nga qendra e eksporteve Vlorë, mbi 4 tonë kivi janë eksportuar gjatë muajit tetor të këtij viti, drejt vendeve të Rajonit. Skemat ndihmëse për fermerët, shoqëruar me politika zbutëse që ulin kostot e punës, i kanë dhënë qartë rezultatet. Kivi kultivohet në vend sidomos në zonën Lushnjë – Fier, në rajonin Tiranë – Durrës, por edhe në Vaun e Dejës dhe Pogradec.

Gjithashtu ka nisur të kultivohet nga fermerët e zonës së Vlorës, ndërsa sipërfaqe të konsiderueshme që arrijnë në 8 dynym janë mbjellë me kivi në fshatin Tapi, të Kuçovës.

Sipas ekspertëve kivi i prodhuar në Shqipëri është më kokërrvogël se fruti i importuar. Megjithatë, vlerat janë të njëjtat. Suksese i kultivimit të kivit bazohet në dy aspekte, thjeshtësia në rritje dhe aftësia e bimës për të mos kapë asnjë sëmundje dhe të garantojë prodhim. Ndërkohë që impakt ka edhe mbështetja që po jep qeveria me Skemat e Mbështetjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME