Thuajse të gjithë aktorët politikë dhe jo vetëm kanë reaguar në lidhje me ekstradimin e shtetasit turk Harun Celik. Kryetarja e grupit së opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka reaguar sot dhe shkruan në Facebook se ekstradimi pa një vendim gjyqësor, dhe drejtë një vendi ku ka rrezik serioz për jetën e tij, përbën shkelje të të drejtave të njeriut, dhe Konventën e Këshillit të Evropës për Ekstradimin.
“Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin. Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut”, shkruan Hajdari.
