I është ndaluar hyrja në Shqipëri ekstremistit grek, Babis Karathanos. Lajmin e ka bërë të ditur Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha i cili ka deklaruar se Babis Karathanos pasditen e sotme në orën 16:00 ka tentuar të hyjë në territorin e Shqipërisë nëpërmjet doganës së Qafë Botës, por është kthyer mbrapsht nga pala shqiptare për shkak se ai shihet si një element që mund të shkaktojë trazira në ceremoninë e 1 vjetorit të vrasjes së Kacifasit në Bularat.Ish deputeti i Parlamentit grek, Karathanos, sipas gazetarit Hoxha ishte i shoqëruar nga deputeti i partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re, Kostantinos Bogdanos dhe shoqëruesi i këtij të fundit Achileas Arvanitis. Edhe vete Karathanos ishte një nga kandidatët për tu bërë deputet nën siglën e partisë Demokracia e Re.Ndërkohë një ditë para vjetorit të parë të vrasjes së Kostandinos Kacifas gjatë një shkëmbimi zjarri me RENEA-n, fshati Bularat është blinduar nga Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Fieri e Tirana.Gazetari ka shtuar se deputeti dhe shoqëruesi i tij nuk janë penguar të futen në Shqipëri pasi pritet të marrin pjesë edhe në festën kombëtare greke që është me 28 tetor dhe mesa duke deputeti ka zgjedhur ta kalojë me minoritarët grek në Shqipëri.Ndaj Karathanos drejtësia shqiptare ka një dosje të hapur dhe ai është nën hetim, dhe për shkak të procedurave ai nuk është futur në listën e personave ‘Non Grat’ që në të kundërt nuk do ti lejohej hyrja në Shqipëri për asnjë shkak. Për arsye hetimor në mënyrë që ai të vijë në Shqipëri për tu marrë në pyetje Karathanos është hequr nga lista ‘Non Grada’.Po ashtu gazetari ka bërë me dije se dy javë më parë autoritet shqiptare kanë bërë një listë të re me 15 emra që janë shpallur non grada krahas 61 të tjerëve që u shpallën një vit më parë.“Frika e autoriteteve shqiptare. Në fakt nuk është frikë por plan masash që duhet të ishte bërë i detajuar edhe herët e tjera për të parandaluar rastin e vrasjes së Kacifas. Në planin e masave …1 vjetori i vrasjes është ditën e hënë, por mesa në Greqi janë tre ditë pushim dhe dita e hënë që është festë kombëtare, aktivitetet të zhvillohen të shtunë. Në Bularat ka patur thirrje nacionalist, ultrafashiste. për të marrë pjesë sa më shumë grekë. Agjencitë tona, Policia SHISH , kanë marrë masa për të parandaluar përsëritjen e masave. Në kufi janë vendosur patrulla në brezin e gjelbërt. Vjet nga atje kaluan shumë persona. Janë dërguar FNSH i fierit Delta në Vlorës dhe FNSH nga tiran. Antiterroiri është aktizuar në të gjithë pikat kufitare. Dy javë më parë janë 15 persona të shpallur ‘non grada’. Vitin e kaluar ishin 61 tashmë janë edhe 15 të tjerë. Në orën 16:00 në Qafë Botë, është regjistrua ka tentuar të hyjë Karathanos, ish deputet i Prlamentit greke. Ndaj tij ka ndjekje penale. sivjet ka qenë në një automjet që udhëtonte edhe deputeti Kostandinos Bogdanos dhe shoqëruesi i tij me mbiemër Artilea Arvanitis kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri sapo janë parë të tre i ka kthyer mbrapsht. Por nuk ka penguar Kostandinos dhe shoqëruesin e tij. Ai do të jetë i pranishëm. Është deputet që është në pushtet. Karathanos nuk është i shpallur non grada. Nëse do të shpallej non grada nuk do të hynte. Kthimi i tij është bërë vetëm për ti paraprirë rrezikut.” ka thënë Artan hoxha.Kujtojmë se një vit më parë Harallamb Karathanos pas ceremonis mortore të një viti më parë të Kostandinos Kacifas në Bularat organizoi një turmë të ardhur nga Greqia me autobusë për në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas, të bllokonte për rreth 10 minuta, aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, duke shkaktuar kaos dhe trafik.Në atë kohë Karathanos hyri nga kufiri i gjelbërt me Shqipërinë ndërsa u kap në tentativë për tu larguar po nga kufiri i gjelbërt dhe më pas u shqoërua në komisariatin e Gjirokastrës. Ndaj tij nisi një hetim ndërsa u la i lirë pas marrjes në pyetje.I njëjti person ka shkaktuar tensione edhe në Himarë disa vite më parë, duke e cilësuar edhe këtë zonë si minoritare në funksion të tezës së Vorio-Epirit. Ndërkohë në një reagim në rrjete sociale Karathanosë ka reguar menjëherë pas kthimit të tij në doganën shqiptare duke thënë se po tentohet të frikësohen grekët.“Ja fotografia e dokumentit që thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull. Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin e Greqisë-Shqipëri duke u përpjekur për të arritur në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandinos Kacifas ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri. Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë. Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e saj me justifikime qesharake, uron të ketë një takim me Kryeministrin grek. Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane. Ndërkohë në bazë të përditshme, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët nuk frikësohen dhe frikësimi i tij nuk do të kalojë.” shkruan Karathanos.Burime jo zyrtare bëjnë me dije se shoqatat patriotike greke, duke përdorur “fuqinë e rrjeteve sociale” kanë bërë thirrje për grumbullimin e sa më shumë të rinjve, nga ku mësohet se të paktën rreth 10 autobusë me mbështetës të tyre, por edhe të Kacifas priten të mbërrijnë në Shqipëri. Po kwshtu Karathanos njohur si ekstremist dhe antishqiptar ka bërë thirrje në rrjetet sociale që të mblidhen sa më shumë grekë për ceremoninë e përvjetorit të parë të vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas. “Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë!” shkruante ndër të tjera Karathanos teksa shpërndan edhe emrat e 7 shoqatave minoritare.
Categories
Lajme