Categories Politike

Shkarkimi i Metës, ish-Presidenti Mojsiu: Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme

Për ish-presidentin e Republikës Alfred Moisiu përpjekjet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk përbëjnë asgjë të jashtëzakonshme. I pyetur nga Report Tv për këtë proces, Moisiu tha se nuk shikon asgjë të keqe në faktin që politika kërkon shkarkimin e një zyrtari.

“Sigurisht nuk është mirë të ndodhin këto gjëra por Kushtetuta parashikon rrugëzgjidhje. Bazuar dhe në opinionin e Venecias, çështja duhet të ecë në rrugë Kushtetuese dhe institucionale por siç e dimë ne na mungon një Gjykatë Kushtetuese, përpjekjet po bëhen që Gjykata të jetë por kjo është faza e fundit. Nuk ka asgjë të keqe që politika, referuar në Kushtetutë të kërkojë shkarkimin e një zyrtari. Puna vazhdon. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Demokracia kështu e ka, të jep pushtetin pastaj të kërkon llogari”, shprehet Mojsiu.

Ish-presidenti i Republikës foli edhe për krizën politike në vend, duke shpresuar se reformat do sjellin ndryshimin e klasës politike.

“Politikanët tanë duhet të mendojnë më pak për veten dhe më shumë për popullin. Shpresoj që reformat që po bëhen të pastrojnë klasën politike shqiptare nga personat e pavlefshëm”, tha ish-presidenti.

Alfred Moisiu ishte i pranishëm sot në konferencën për Samitin për Paqe i Evropës Juglindore që qëllim kryesor ka paqen dhe sigurinë në rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME