Categories Lajme

Paguan 5 euro, por tek Rruga e Kombit mund të marrësh si “kusur” edhe ndonjë shkemb kokës (Video)

Rrëshqitjet e malit në anë të Rrugës së Kombit në zonën e Milotit po vazhdojnë. Por pavarësisht se ARRSH ka vënë mjete në dispozicion dhe ka devijuar qarkullimin, situata mbetet e rrezikshme.

Gurët vazhdojnë të bien në mes të Rrugës së Kombit sapo kalon Milotin. Këto mjete të rënda dalin shpesh ditën në vendin ku ka rrëshqitje të malit. Në këtë zone në autostradë rruga është devijuar. Segmenti prej 3 kilometrash ka kohe që është bllokuar.

Drejt Kalimashit mjetet lëvizin vetëm në aksin e majtë të autostradës. Sinjalistika në rrugë mbahet nga thasë të mbushur me inerte. Por kjo është një mase që nuk mund të shmangë rrezikun nga goditjet e gurëve. Nuk ka asnjë njoftim se kur ky segment do të jetë i lirë për kalimin e mjeteve. Me fillimin e reshjeve situata këtu do të vështirësohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME