Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i djeshëm i 36 vjeçarit shqiptar në itali, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur për publikun.
Sipas mediave italiane, hetimet e deritanishme mbi ngjarjen kishin arritur të zbulonin se viktima, 8 vite më parë kishte kryer një vrasje në Shqipëri për të cilën u dënua me disa vite burg.
Pas lirimit nga qelia, 36 vjeçari u zhvendos në Toskana të Italisë. Mësohet gjtihashtu se ai kishte pasur edhe precedentë të tjerë kriminalë në fushën e prostitucionit.
Mesohet se shqiptari ndodhej në një makinë ku po udhëtonte me shpejtësi shumë të ulët, kur dy burra iu afruan automjetit. Në atë moment vrasësit kanë qëlluar disa herë ndaj shënjestrës së tyre.
Sipas të dhënave të para, ende të pakonfirmuara, autorët e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë dy.
