Categories Lajme

Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Detaje tronditëse nga dëshmia e vrasësit: Më premtuan 5 milionë por mora vetëm 9 mijë lekë

Nga sa është mësuar nga një dëshmi e lënë në Gjykatë nga i riu që mori përsipër ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia, “koka” e këtij të fundit ka kushtuar vetëm 9 mijë lekë.

Të dhënat tronditëse janë treguar nga vetë autori i vrasjes, i cili për të disatën herë është “ankuar” se atij i kishin premtuar shumën prej 5 milionë lekëve, shumë që nuk e mori kurrë pasi personat që do ta paguanin nuk e takuan kurrë!

Por ai i ka thënë Gjykatës së në fakt, i ishte kërkuar edhe një vrasje tjetër, por ajo do të kryhej në Gjermani, për të cilën do të përfitonte një shumë prej 500 mijë eurosh.

I riu i ka treguar Gjykatës detaje konkrete për adresën e këtij personi, por nuk ka qenë në dijeni nëse bëhej fjalë për ndonjë shqiptar apo shtetas të ndonjë kombësie tjetër.

Por, ai kur nuk u pagua për vrasjen e Sofisë, vendosi të largohej dhe të punonte në Malin e Zi, pasi nuk u shpërblye me shumën e premtuar për ekzekutimin e ndodhur më 25 shkurt të 2 viteve më parë.

Rrëfimi

“Të njëjtët që më dhanë porosinë për të vrarë Behar Sofinë, të cilin e vrava, më afruan 500 mijë euro për të bërë një vrasje tjetër, jo në Tiranë, por në Gjermani”, trondit me rrëfimin e tij Ernejt Shyti, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Shytit iu afrua kjo punë, nga i njëjti grup që kërkoi eliminimin e Sofisë.

“Më thanë që viktima e ka shtëpinë buzë rrugës dhe ishte një 34-vjeçar. Pagesa që do të merrja për këtë vrasje ishte e majme, jo 50 milionë lekë të vjetra që nuk i mora asnjëherë për Behar Sofinë, por 500 mijë euro. Po ashtu, më thanë se paratë do t’i merrja nga ‘Bajlozi’”, vijoi më tej në GJKKO, Shyti.

“Bajlozin” pretendon se nuk e njeh dhe nuk e di kush ishte, sikurse nuk kishte informacion nëse shënjestra ishte shqiptar apo shtetas i huaj. Në pjesën tjetër të seancës gjyqësore, Shyti rrëfeu edhe njëherë, dinamikën e ngjarjes ku mbeti i vrarë Behar Sofia.

Pasi mori porosinë, Shyti bashkë me Xhuliano Vishën edhe ky i arrestuar, shkuan në pyll e Kërrabës, për të mësuar të qëllonin me pistoletë TT. Por, çuditërisht i riu e vazhdon rrëfimin, duke thënë se shtinë vetëm dy herë dhe gëzhojat i fshehën në pyll.

Më pas, miku i tij Visha i dha një “iPhone” me të cilin do të fliste në aplikacionin “Sky” me një tip që quhej “Lleshi”, i cili rezulton Leonard Xhixha, të cilin disa ditë më pas e takoi personalisht te Sanatoriumi.

Pas Lleshit, një burrë që e thërrisnin “Daja”, Skënder Vathi, dhe një djalë i ri, edhe këta në burg, i vihen në ndihmë Shytit, për të ekzekutuar Sofinë, të cilin e vëzhguan 20 ditë. Për këto ditë ekzekutori thotë se mori vetëm 90 mijë lekë të vjetra, kurse 50 milionët, të cilat do t’i merrte menjëherë pas vrasje te Liqeni i Tiranës, nuk ia dhanë kurrë. Personat që do e paguanin nuk ishin në vendin e takimit.

Dy javë më vonë, Ernejt Shyti u kap në Mal të Zi, pas tij u arrestuan edhe Skënder Vathi, 54 vjeç, Leonard Xhixha, 30 vjeç, Xhuljano Visha, 28 vjeç, si dhe Bujar Leza. Jemin Shera dyshohet se ka qenë personi kyç që ka bërë porosinë e vrasjes së 66-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përmbyset mjeti në autostradën Levan-Fier, detajet e para

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Levan-Fier, në afërsi të Spitalit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjergj Luca denoncon “Vodafone”: Më faturuan 1400 euro për 7 minuta “Roaming”

Kompania më e shtrenjtë telefonike “Vodafone Albania” është kthyer në problemin e përditshëm të qytetarëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bulqizë/ Aksidentohet 19-vjeçari, transportohet menjëherë në spital

Është aksidentuar një 19-vjeçar ditën e sotme në Bulqizë. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 14:15…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet pronari i lokalit në Lushnjë, Ushtrohej veprimtaria e basteve sportive

Policia e Lushnjës ka goditur ditën e sotme një rast të ushtrimit të basteve sportive…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkohej në Sarandë për trafik droge/ Kapet në Selanik 32-vjeçari

Policia greke ka arritur të kapë në Dhiavata të Selanlikut të kërkuarin të Interpol, Adritak…

LEXO ME SHUME