Categories Lajme

Ekzekutimi i biznesmenit Rakip Rolit, Policia jep detaje për arrestimin e autorëve (VIDEO)

Kurbin, Kapen dhe vihen në pranga autori i dyshuar i vrasjes se shtetasit R(P).R dhe 2 bashkëpunëtorët e tij. Gjithashtu, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës shtetasi D.G., banues në Kurbin, për vepren penale “Përkrahja e autorit të krimit “.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 10.12.2021, në Sanxhak, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R(P).R., 55 vjeç, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i dyshuar i v rasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.

Policia e Kurbinit dhe të gjtha strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me FNSh Shkodër,Forcën Operacionale në DPPSh, dhe forcat speciale Renea, kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në banesa dhe ambjente të ndryshme, ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, Policia bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar, në Fushë Milot, Kurbin.Sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një armë kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, si dhe u sekuestrua një mjet tip “Benz ” dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “V rasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel nën dhé

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 mld euro në Sazan, kostoja e pastrimit piroteknik te shteti

Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME