Categories Lajme

Ekzekutimi i ish policit në Laç, gazetarja: Bashkëshortja ishte ngjitur me viktimën kur e vranë

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje të ekzekutimit të ish policit Xhelal Reçi në Laç.

Në emisionin “Open”, Anila Hoxha tregoi se pranë viktimës ishte gruaja, e cila po ndizte dritat e biznesit. Gazetarja tregoi se prokuroria e ka përjashtuar pistën që vrasja të ketë ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur si polic vite më parë Reçi. Ndërkaq, dy djemtë e viktimës dyshohet se kanë pasur problem me persona të njohur në zonë dhe kjo është pista kryesore ku po heton policia.

Anila Hoxha:  Kjo është vrasja e 55-të që prej 1 janarit. Mes vrasjeve të mirëorganizuara dhe kryesisht për motive droge, është vrasja e 15-të e pazbardhur, e Xhelal Reçit që ka qenë efektiv i policisë rrugore.

Prokuroria dhe policia lokale e përjashtoi mundësinë e një vrasje me detyrën që ka ushtruar. Siç thuhet, automjeti i vrasësve dyshohet se është vjedhur në fshatin Mbrostar të Fierit me targa greke. Një muaj më parë është denoncuar si i vjedhur. Vazhdon e njëjta skemë, vidhet automjeti dhe targa.

Shpresa e grupit të hetimit është një kamerë sigurie mes bankës dhe objektit ku viktima ishte pranë biznesit të tij dhe bashkëshortja ishte ngjitur që të ndizte dritat, kanë pasur dijeni të rutinës së përditshme të Xhelal Reçit.  Rutina ishte qartazi e dukshme për vrasësit, kanë qenë shumë të informuar.

Fëmijët e tij ka dyshime se kanë pasur problematike, konflikte. Mendohet se mund të ketë lidhje me mosmarrëveshjet e dy djemve me persona të tjerë. Një nga djemtë dyshohet se ka pasur një konflikt me B.M dhe E.M. Ky shtetas denoncoi një vit më parë se pati tentativë për tu vrarë. Nga ana tjetër, ka edhe një konflikt me një shtetas tjetër me inicialet Y.Ibrahimi por këto janë pista paraprake. Njëri ka qëlluar me pistoletë, tjetri nuk ka qëlluar. Dyshohet se gjithsej kanë qenë 3 persona.

Xhelal Reçi u qëllua me dy plumba mëngjesin e sotëm në biznesin e tij në afërsi të komisariatit të policisë në Kurbin, një ngjarje e cila tronditi të gjithë zonën. Familja Reçi ka në pronësi disa biznese në zonën e Kurbinit./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME