Categories Lajme

Ekzekutimi në Shkodër/ Viktimës i vranë dy vëllezër pak vite më parë

Rrënjët e hakmarrjeve mbeten ende të gjalla në vendin tonë. Mediat kanë zbuluar detaje të reja nga e shkuara e 47-vjeçarit Prekë Tonaj që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në gshatin Grudë e Re në Shkodër.

Të njëjtat burime thonë se ai po qëndronte në një nga lokalet e zonës rreth orës 19.15 kur i janë afruar dy persona të maskuar të cilët fillimisht kanë përmendur një emër dhe pas kanë hapur zjarr me breshëri duke e lënë të vdekur në vend babain e katër fëmijëve.

Autorët nuk janë identifikuar ende. Policia ka ngritur postblloqe në zonë ndërsa ka nisur edhe marrjen në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes. Tonaj ishte punonjësi i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime të Shkodrës.

Ai rezulton person me precendetë penal pasi në 2011 është arrestuar së bashku me 2 persona të tjerë. Sipas njoftimit të policisë së asaj kohe ai, së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër tentuan të vrasin një person për motive hakmarrjeje në fshatin Vuksan të Shkodrës.

Është ende e paqartë nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e së dielës. Sipas të njëjtave burime, Prek Tonajt i janë vrarë edhe dy vëllezër vite më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME