Categories Lajme

Po shkonte për vizitë tek i biri që iu arrestua, gruaja nxirret me forcë nga komisariati i Lushnjës! Pezullohen nga detyra dy efektivët e policisë

Policia e Shtetit ka reaguar këtë mbrëmje në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale ku shihen efektivët e policisë në Lushnjë të cilët nxjerrin nga komisariati një grua me forcë. Kryepolici Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme.

Burime bëjnë me dije se M.V., 21 vjeç, i cili ishte nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dhunë në familje, është konfliktuar në Lushnjë me E.M., 35-vjeç. Blutë e qytetit kanë arrestuar të riun ndërsa E.M., është nën hetim nga autoritetet për ‘plagosje e lehtë me dashje’.

Gjatë kohës kur policia ka shoqëruar në komisariat të riun, nëna e tij me inicialet R.M., ka tentuar të futet me forcë në komisariat ndërsa është nxjerrë nga efektivët e policisë jashtë ambienteve të komisariatit

Njoftimi i Policisë, Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetase, të cilën punonjësit e Policisë e nxjerrin nga Komisariati i Policisë Lushnjë, sqarojmë se: Rrethanat e ngjarjes: Ditën e sotme, pas një telefonate në sallën operative, se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kishte ndodhur një konflikt, menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi M. V., 21 vjeç (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “D huna në familje”) ishte konfliktuar me shtetasin E. M., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Largimi i të b urgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin M. V., 21 vjeç, dhe proceduan penalisht për veprën penale “P lagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E. M. Gjatë kohës që shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit M. V., në Komisariat, shtetasja R. M. (nëna e shtetasit M. V.) ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë.

Në lidhje me zbatimin e procedurave standarde nga ana e punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, rreth orës 17:00, është informuar nga drejtuesi i strukturës vendore të Policisë, për veprimet e kryera kundrejt shtetases R. M..

Me qëllim pasjen e një hetimi disiplinor sa më objektiv, Drejtori i Përgjithshëm ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme, si dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit apo veprim arbitrar të punonjësve të Policisë, duke garantuar paanshmëri dhe reagim të menjëhershëm e profesional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME