Categories Lajme

Ekzekutoi gruan me automatik para gjykatës, dënohet me burgim të përjetshëm ish-polici Koço Buzo

Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor, duke e dënuar me burgim të përjetshëm ish-policin Koço Buzo, për vrasjen e bashkëshortes, Liliana Buzo.

58-vjeçari ekzekutoi me automatik Liliana Buzon, duke e lënë atë të vdekur në shkallët e gjykatës, ku ajo kishte shkuar për të marrë një urdhër mbrojtje pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqëtarët Matilda Fetau, Idush Maliqi dhe Elton Frashëri, shpallën fajtor Buzon për Buzo pёr veprёn penale “Vrasje pёr shkak tё marrёdhёnieve familjare ” tё parashikuar nga neni 79/c tё Kodit Penal. Ish polici, u shpall gjithashtu fajtor për “kryerjen e veprёs penale tё “Vrasje nё rrethana tё tjera cilёsuese” e mbetur nё tentativё, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit ” dhe “Prishja e qetёsisё publike”.

Asokohe ish-polici qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes, avokatit dhe kalimtarit dhe më pas tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit. Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME