Categories Lajme

Elabasan, lajm i fundit

Operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në hidrokarbure, evazionin fiskal dhe falsifikimin e dokumenteve.

Operacioni eshte zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihen në pranga dy persona për disa vepra penale.

Në vijim të zbatimit të planit të masave kunder informalitetit financiar dhe në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndryshimi në aparatet matëse” të kryera në bashkëpunim, nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, eshte finalizuar operacioni i koduar “REGJIMI”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i vendimit penal të datës 29.07.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për masen e sigurise arrest me burg, per shtetasit:

L.H., 61 vjeç dhe H.R., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim, ndërhynin në pompat e distributorëve të karburanteve të palicensuar, falsifikonin procesverbalët në emër të një subjekti tjetër dhe nuk lëshonin faturë tatimore.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan vijojnë hetimet, pasi dyshohet të ketë persona dhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm duke i sjellë shtetit një dëm të madh ekonomik.

Policia e Elbasanit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qyetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe të panashëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME