Tre infermiere në spitalin psikiatrik ‘’Sadik Dinci’’ në Elbasan, janë konfirmuar pozitiv me Covid-19. Së pari ka rezultuar pozitive kryeinfermieria e pavionit të urgjences dhe me pas dy infermiere të cilat mendohet se janë infektuar nga kryeinfermieria.
Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh, urgjenca e këtij spitali ka qenë me shërbim të reduktuar. Deri më tani në Elbasan janë 159 raste aktive me koronavirus.
