Categories Lajme

Elbasan, dyshohet se tentoi t’i merrte me dhunë varësen e floririt një vajze në kishë, pranga ‘skifterit

Tentoi t’i merrte me dhunë varësen e floririt, një 28-vjeçareje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, pranga të riut në Elbasan.

Në kuadër të operacionit të koduar “Monumenti”, u arrestua shtetasi Pajtim Bekteshi, 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë

Tentoi t’i merrte me dhunë varësen e floririt, një 28-vjeçareje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime kundër personit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë varësen nga qafa, një shtetaseje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Monumenti”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– P. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë. Ky shtetas ka ndjekur për disa minuta një 28-vjeçare që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike.

Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME