Categories Lajme

Plagosi me thikë policin në Himarë, publikohet fotoja e autorit

Personi që është në këtë foto është shtetasi Theodhori Mërkuri, 60-vjeçari i cili plagosi me thikë efektivin e policisë, Redin Çushaj.

Ky i fundit, ndonëse jashtë shërbimit zyrtar, ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin  e një konflikti mes Mërkurit dhe një tjetër personi.

Çaushaj, 25-vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, po kalonte në vendin e njohur si kthesa e Pilurit në Himarë, kur ka parë se dy persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Ai ka ndërhyrë për të neutralizuar sherrin, por është qëlluar me thikë nga 60-vjeçari.

Pas ngjarjes së rëndë, autori është arratisur në fshatin Pilur, ku ishte fshehur në një repart të vjetër ushtarak.

Forca policore nisën kërkimet intensive dhe mundën ta lokalizonin pas 8-orësh ndjekje.

Mërkuri u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportua në komisariat, ku i duhet të përballet me veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME