Categories Lajme

Elbasan, kronik e fundit…

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e dy ditëve më parë (2 gusht 2019), ku si pasojë e përplasjes me armë zjarri mbetën të plagosur 3 persona. Policia bën me dije se ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar për ngjarjen dhe është duke vijuar punën për  arrestimin e një tjetër personi.

I arrestuari është shtetasi me iniciale I.B., 34 vjeç, banues në Elbasan. “Arrestimi i shtetasit I.B. u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me shtetasin G.M., pas një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë  në ambientet  e brendshme të një lokali dhe si pasojë janë plagosur  shtetasit E.C., M.K., dhe kanë goditur  me  sende të forta shtetasin F.A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, – njofton policia. Ndërkohë është duke vijuar puna për kapjen e  shtetasit G.M, 42 vjeç, i shpallur në kërkim si autori kryesor i dyshuar për ngjarjen.

Si ndodhi ngjarja?

Pasditen e 2 gushtit, në një lokal pranë stadiumit të Elbasanit rreth orës 17.20, në lagjen “28 Nëntori ndodhi konflikti mes tre personave. Nga hetimi i çështjes u mësua se konflikti në lokal kishte ndodhur për çështje borxhesh financiare. Dy autorët dhe tre personat kanë qenë fillimisht në lokal ku ka nisur debati verbal. Njëri prej tyre ka kërkuar të dalë jashtë dhe është kthyer aty me automatik kallashnikov dhe ka qëlluar. Pas ngjarjes dy autorët, të identifikuar u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ngriti postblloqe. Arrestimi i njërit prej tyre u bë vetëm ditën e sotme, ndërsa vijon puna për kapjen e personit tjetër. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME