Aksidenti ka ndodhur në unazën jugorë të qytetit të Elbasanit. Mësohet se një motor është përplasur me automjetin e policisë ku ka mbetur i plāgosur drejtuesi i motorit. Drejtuesi i motorit i ka prerë rrugën makinës së policisë duke bërë që kjo e fundit të mos evitojë dot përplasjen. Drejtuesi i motorit ka qenë i papajisur me kokore dhe ka kryer një manovër për tu kthyer. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit është plāgosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Categories
Lajme
Elbasan, makina e policisë plas motorin, shoferi përfundon në spital
