Categories Lajme

Ujërat termale të Bënjës/ Mirëmbajtje dhe rehabilitim në një ndër pikat më të vizituara për turistët vendas e të huaj

13 km larg qytetit të Përmetit,  një fenomen i rrallë natyror dhe që tërheq mijëra turistë vendas e të huaj çdo vit, ishin në qendër të një aksioni mirëmbajtje dhe rehabilitimi të zonës përreth gjatë ditëve të fundit. Kryetarja e bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, tha për ATSH-në se “pavarësisht situatës ende të pafavorshme për një sezon turistik të qetë dhe të sigurt, bashkia ndërmori një aksion pastrimi, fillimisht në Ujërat Termale të Bënjës, si një ndër pikat më të vizituara për turistët në qytetin tonë”.

“Zhvillimi i turizmit është i pamundur pa një mjedis të pastër dhe për këtë bashkia do të angazhohet maksimalisht për të siguruar infrastrukturën e duhur duke vazhduar me pastrimin edhe në zona të tjera”, – tha Hoxha për ATSH. Sipas saj,  puna u përqendrua në të gjithë  sektorët, si rrugë rurale, mirëmbajtje dhe pastrim.

“Ky aksion po vazhdon dhe në zonat e tjera ku mjetet e bashkisë aktualisht janë përqendruar dhe në zonën e Frashërit”, – tha Hoxha. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje  e thellë tektonike , janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica.

Ḉdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyralë dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme në brendësi të të cilave është e mundur të mblidhet edhe baltë termale, e përshtatshme për trajnimet e lëkurës. Ky vend i rrethuar nga një natyrë e pandotur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe Kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut tha Hoxha.ATSH

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME