Categories Lajme

Vijon puna për shembjen e 14 objekteve të dëmtuara në Shijak

IKMT vijon punën për shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar. IKMT ka bërë të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se puna ka nisur që herët në mëngjes dhe në total pritet të prishen 14 objekte, të kualifikuara nga Instituti i Ndërtimit me nivel dëmtimi DS 4 apo DS 5, pra të pabanueshme.  Sipas IKMT, deri më tani në Shijak janë prishur 17 pallate dhe 2 shkolla, ndërsa mbeten për tu shembur 13 pallate dhe 1 shkollë. Në bashkinë e Shijakut paralelisht me shembjen e objekteve të dëmtuara, ka nisur dhe procesi i shpërndarjes së granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale. Kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, bëri të ditur këtë të martën se në javën e parë janë lidhur 637 kontrata dhe kanë tërhequr pagesën në bankë 315 individë. 1 174 familje në banesa individuale dhe 339 familje në 27 banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME