Categories Covid-19

Elbasan, Peqini rekord mësuesish të infektuar

Infektohet me Covid-19 drejtori i Agjecisë së Shërbimeve Publike dhe 6 punonjës në Elbasan. Siç raporton gazetari i “ABC” Aldo Kozarja, pas infektimit janë reduktuar shërbimet e këtij institucioni në qytet. Agjencia ka një numër prej 300 punonjësish të cilët merren me dekorin e qytetit ndërkohë që pas kësaj infektimit të këtyre punonjësve situata paraqitet e qetë. Të infektuarit janë kryesisht shoferë të institucionit, por nuk mungojnë edhe punonjës të Agjencisë.

Ndërkohë qyteti i Elbasanit ka edhe një numër të lartë mësuesish të infektuar nga Covid-19. Mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar 4 mësues me Covid, ndërsa mësohet se janë edhe 9 nxënës të infektuar, kryesisht në shkollat 9-vjeçare por edhe në shkollat e mesme. Ndërsa në qytetin e Peqinit, ka një numër të madh mësuesish të prekur nga koronavirusi. Burime për ABC raportojnë se numri i mësuesve të infektuar në Peqin është mbi 90 raste. Ministria e Arsimit por edhe institucionet rajonale nuk kanë dhënë një përditësim të saktë sa i përket shifrave të mësuesve të infektuar. ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME