Categories Lajme

Elbasan, qytetari i vë flakën apartamentit të tij

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Elbasan, ku një përson me probleme të shëndetit mendor i ka vënë zjarrin apartamentit të tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “Spaikorre”.

Burime zyrtare bënë me dije se flakët dhe tymi i dendur që kishin pushtuar apartamentin ishin përhapur edhe jashtë tij dhe fqinjët e alarmuar kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Këto të fundit kanë mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes dhe në kohë rekord kanë arritur të shuajnë flakët. Nga hetimi paraprak është zbuluar se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga personi që jetonte në këtë apartament i identifikuar si shtetasi me inicialet B.H.

Ai rezulton të jetë person me probleme të rënda të shëndetit mendor dhe trajtohet me medikamente si i tillë prej vitesh. Fatmirësisht ai ka pësuar dëmtime të vogla nga flakët e zjarrit të shkaktuar nga ai vetë. Ndërkaq orenditë e apartamentit si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar plotësisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME