Categories Lajme

Si kanë hyrë në Shqipëri makinat e blinduara që përdorin të “fortët”

Operacioni “Forca e Ligjit” që prej 31 janarit ka nisur shënjestrimin e “të fortëve” që jo vetëm kanë qenë të shënuar në listën e personave me precedentë penalë, por edhe disponojnë asete financiare të mëdha.

Që nga Durrësi, Lushnja, Elbasani e deri në Fier, struktura OFL ka nisur kërkesa për justifikim pasurie, bazuar në aktin normativ të Qeverisë. Por, ajo që të bën përshtypje lidhet me faktin se deri tani, të gjitha vendimmarrjet e OFL dhe SPAK që ka hetuar kërkesat kanë qenë vetëm për sekuestrime të mjeteve të blinduara dhe vetëm në dy raste resorte.

Nga 24 vendime që janë marr nga SPAK lidhur me operacionin OFL, 23 prej tyre kanë qenë automjete të blinduara, të cilët kanë hyrë në Shqipëri.

Sipas zëvendësministrit të Brendshëm Ervin Hodaj, kërkesat nuk kanë qenë vetëm për makina të blinduara, edhe pse SPAK është bazuar vetëm në to deri tani. Por pyetja lind, a do të hetohen zyrtarë që kanë lejuar mbërritjen në Shqipëri të makinave të blinduara në emër të Lul Berishës, Saimir Taullahit, Altin Hajrit, apo të tjerë personave që konsiderohen subjekt i OFL?!

Hodaj shpjegon se procedimi parandalues, si mision i OFL nuk kërkon domosdoshmërisht që automjetet të jenë në pronësi të këtyre personave. Dhe jam i sigurt që është e vështirë të gjesh automjete të blinduara që janë në pronësi të këtyre personave. Janë automjete në pronësi të personave të tretë apo institucioneve tregtare. Republika e Shqipërisë ka një legjislacion në fuqi në mënyrën se si importohen automjetet.

Pra, shumë automjete sipas Hodajt nuk kanë hyrë në Shqipëri në emrat e tyre, por më pas janë kthyer në pronësi të tyre përmes shitjeve me procedurë ligjore.

Por si përcaktohet nëse një veturë e blinduar është e sigurt apo jo? Informacionin e parë e jep niveli i sigurisë që është i certifikuar. Me kalimin e viteve, përpunimi i materialeve dhe saktësia e testeve kanë përcaktuar disa nivele të ndryshme certifikimi që përkojnë me rezistencën ndaj kalibrave të ndryshëm të pl umbave.

Nga niveli një deri në pesë vetura është rezistente ndaj go ditjeve me pis toletë. Ndërsa në nivelet e sigurisë gjashtë, shtatë dhe tetë, makina është rezistente ndaj go ditjeve me ar më, si automatikët kall ashnikovë. Në krye të listës janë nivelet 13 dhe 14 që arrijnë të jenë rezistente ndaj plu mbave të kalibrit 14,5 milimetra. Për të pasur një ide këto pl umba përdoren nga automatikët e helikopterëve, antiajrorëve ose snajperë më të fuqishëm.

Në këtë pikë të gjithë mendojnë se aspekti më i dobët i një veture të blinduar janë pjesët prej kristali. Por nuk është më kështu. Me zhvillimin e teknologjisë xhamat janë shumë transparentë dhe njëkohësisht mund të kenë të njëjtën rezistencë që kanë edhe pjesët prej çeliku. Pra dritaret nuk janë më thembra e Akilit për veturat e blinduara.

Në një rast at entati, nuk është më e mundur që të çash edhe gomat, që janë të pajisura me sisteme nga më të ndryshmet të mbrojtjes. Madje në nivelet më të larata të sigurisë, veturat e blinduara i rezistojnë edhe shpë rthimeve me bo mbë deri në gjashtë kilogram tr itol. Për të mos llogaritur sisteme automatike për fikjen e zj arrit apo për mbrojtjen e pjesëve jetike të makinës si motori. Me pak fjalë, ndonëse nuk janë në nivelin e veturës së presidentit të SHBA-së (që është një blind i vërtetë i maskuar si makinë rruge), këto mjete me siguri që i hapin shumë probleme industrisë së kr imit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME