Categories Lajme

Elbasan/ Vrau 28-vjeçarin dhe i plagosi të vëllanë, arrestohet autori

Vetëm pak orë pas sherrit që i mori jetën Florenc Kovaçit mbrëmjen e sotme në Elbasan, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes. Në p ranga është vendosur një 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Mësohet se ai ka pranuar krimin përpara uniformave blu. Gjithashtu policia gjeti dhe thikën me të cilin 24-vjeçari qëlloi Florenc Kovaçin dhe p lagosi vëllain e tij, Mikel Kovaçin.

Ngjarja Sherri ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 në lagjien “Qemal Stafa” në Elbasan. Dy vëllezërit Mikel dhe Florenc Kovaçi janë konfliktuar me disa të rinj të tjerë.

Sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta, ku 24-vjeçari i arrestuar, g oditi dy vëllezërit. Fatkeqësisht Florenc Kovaçi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. I vëllai i tij, Mikel Kovaçi është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Deri më tani dyshohet se arsyeja e sherrit ka nisur për një vajzë por ende nuk kemi një sqarim zyrtar nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME