Categories Lajme

Elegji për rapsodin e madh të Labërisë, Feti Brahimi/ Nga Sejmen Gjokoli

Nga Sejmen Gjokoli
NA IKE, FETI BRAHIMI
-Elegji për rapsodin e madh të Labërisë, Feti Brahimi-

Na ike, Feti Brahimi,
Penë lari, në Shushicë,
Avazi këngëve labe,
I Lapardhasë me dritë.

  1. Penë bukuri me çika,
    Me lirikat si kurorë,
    Me humorin që se ndaje,
    Si në furkë, tjerrur hollë.
  2. Lezet i këngës së madhe,
    Gjashtë zëra si vjolinë,
    Derdhur fëshfërimë e barit,
    Janin-o, o moj, Janinë.
  3. Pena buronjë të buroi,
    Një jetë me vargjet-këngë,
    Herë mjaltë e trëndelinë,
    Herë hekur, nëpër dhëmbë.
  4. Herë dufe Labërie,
    Herë derte, halle shumë,
    Herë detit me maraze,
    Herë natës së pa gjumë.
  5. Këndove lulet e malit,
    Trëndelinat në korie,
    Këndove për nënat labe,
    Që lindën e rritën yje.
  6. Këndove bejkat e stanit,
    Labëreshat lulezonja,
    Ato që në këngë mbenë,
    Gajtane shkruar me shkronja.
  7. Derdhe melodi e këngë,
    Për marazet e çobanit,
    Dhe vallen me fustanellë,
    Në silah të xhamadanit.
  8. I këndove Labërisë,
    Labërisë që deshe shumë,
    Me vargjet si majë malesh,
    Me këngët që rrodhën lumë.
  9. Me humorin që e kishe,
    Si melhem plage në buzë,
    Me vargjet që të buronin,
    Ndezuar si eshka në shpuzë.
  10. Na ike, Feti Brahimi,
    Zëbilbil i Labërisë,
    Pas na le këngën e madhe,
    Vargun dritë, të dritësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME