Këngëtarja Elhaida Dani është përfshirë në një eksperiencë shumë komike së fundmi. E ftuar në ‘E Diell’ në rubrikën ‘N’fermë’ , ajo ka tentuar të mjelë lopë dhe nuk shkoi aspak mirë, duke shkaktuar të qeshura.
Lopa i gjuajti asaj me shqelm dhe këngëtarja iu kthye me të butë, duke i kënduar shkodranshe.
Por lopa sërish nuk dëgjoi. Elhaida Dani prej kohësh është në mungesë në fushën e muzikës. Këngëtarja bëri bujë në fillimet e saj, gjithashtu fitoi “The Voice of Italy”, por tashmë duket se po qëndron nën hije.
