Categories Lajme

Elisa Spiropali poston foton nga takimi me çiftin Kadare, Rama e korrigjon, ministrja i fshin komentin (Foto)

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar një foto me shkrimtarin Ismail Kadare dhe gruan e tij, Elenën. Në foton e publikuar, Spiropali ka shkruar se gjendet krah një gjeniu dhe një zonje, duke iu referuar bashkëshortēve të famshëm me ‘ky’ dhe ‘kjo’.

“Me një Gjeni si Ky dhe një Zonjë si Kjo, asnjë mundim nuk është i kotë, asnjë lodhje nuk është e tepërt, asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane, të begatë dhe të qytetëruar”, shkruan Spiropali. Në komente ka ndërhyrë menjëherë zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, i cili i ka dhënë ministres një këshillë duke i cilësuar si fyese etiketimet e saj.

“Një këshillë për ty Elisë. Jo vetëm në kuptimin etik, por as në atë njerëzor, nuk mund t’u drejtohesh dy njerëzve të shquar, shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare dhe bashkëshortes së tij, shkrimtares Elena Kadare, me përemrat dëftorë “ky” dhe “kjo”! Është mungesë respekti, është fyese. Është shenjë arrogance dhe mungesë e kulturës gjuhësore. Sepse Ismail dhe Elena Kadare nuk janë “ky” dhe “kjo” për askënd. Askush më parë dhe askund ku është folur dhe shkruar për Ismail Kadarenë dhe bashkëshorten e tij Elenë, nuk ka guxuar që t’u drejtohet me “ky” dhe “kjo”.

Edhe nëse je nisur nga dëshira për të dëshmuar kofidencë, siç ka më shumë gjasë të jetë, nuk janë përemrat dëftorë që e mundësojnë këtë. Gjuha shqipe ka plot fjalë të tjera që mund të përdoren në kësi rastesh. Ju jeni vajzë e shkolluar dhe duhet ta keni mësuar që herët se sa e rëndësishme është etika e komunikimit me të tjerët, sidomos me më të mëdhenjtë. Edhe fakti që jeni ministre nuk jua lejon këtë cënim të etikës, përkundrazi ju detyron më shumë. Sepse në fakt dëshmon për më shumë se sa vetëm mungesë etike. Shpresoj ta mirëkuptoni këtë këshillë miqësore. Faleminderit!”

Mesa duket Elisa e ka marrë për keq komentin e Luan Ramës duke e fshirë, por më pas ka rregulluar edhe përshkrimin e fotos duke e lënë në versionin përfundimtar.

“Me një Gjeni dhe një Zonjë të kësaj lartësie asnjë mundim nuk është i kotë, asnjë lodhje nuk është e tepërt, asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane, të begatë dhe të qytetëruar.” Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena ditën e sotme e kanë kaluar në plazhin e Qerretit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME