Categories Kuzhina

Tartë e kripur me patate

Tartë e kripur me patate

Përbërja:

700 gr patate

1 kokërr qepë

150 gr proshutë

2 speca me ngjyrë

100 gr djath të bardhë

4 lgj miell

3 kokrra vezë

80 gr djath kaçkavall i butë

kripë + piper të zi + rigon

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë qepën dhe e grijmë atë në rende ose në kubikë shumë të vegjël. Patatet gjithashtu i qërojmë dhe i grijmë në rende. Bashkojmë më pas në një tas qepë, patate, kripë, piper të zi, rigon, miell, vezë dhe proshutë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe këtë masë e shtrojmë në një tavë ku kemi vendosur një letër pjekje. Specat e larë dhe të tharë i presim në kubikë dhe i shpërndajmë mbi bazën e tartës me patate. Presim djathin në kubikë, e shpërndajmë mbi speca dhe në fund të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me një shtresë me djath pice. E vendosim tartën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME