Categories Lajme

Elisabeta Imeraj serish para vettingut, KPA pranoi kërkesën për riçelje të hetimit gjyqësor

Kolegji i Posaçëm të Apelimit këtë të martë në seancën e radhës ka vendosur riçeljen e hetimit gjyqësor ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Në këtë proces do të paraqiten prova të reja në shkallën e dytë të vettingut dhe nuk do të pranohen dëshmitare.

“Pasi dëgjuam parashtrimit e komisionerit publik e atë te subjektit te rivlerësimit, vendosi te riçelë hetimin e te merren provat e depozituara nga Imeraj.

Riçelet hetimi gjyqësor. Është rrëzuar kërkesa për thirrjen e dëshmirarëve. Si dhe refuzohet kërkessa për të thirrur si dëshmitar anëtaret e KLPK të shkallës se pare veting si dhe teo jacobs’”, ka thënë Ina Rama drejtuese e trupës gjyqësore.

Shkalla e parë e Vetingut konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn në prill të vitit 2021, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret; ligjshmërinë e pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.

Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se nuk përmbush asnjërin nga kriteret.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME