Categories Lajme

Elona ndërroi jetë në Turqi, lot e dhimbje në familjen e 15-vjeçares (Video/Foto)

Zia ka pllakosur në banesën e familjes Kuburja në Fushë- Krujë, të cilët humbën në moshën 15-vjeçare vogëlushen e tyre Elonën. Familja Kuburja ka hapur dyert e mortit e pret ngushëllime për humbjen e rëndë që pësoi.  Vajza e tyre 15-vjeçarja Elona Koburja u dërgua në Turqi për kurim, por nuk u kthye me prej andej pasi sëmundja e rëndë nga e cila vuante e mposhti. Me lot në sy nëna e 15-vjeçares kërkon ndihmë që trupi i pajetë i së bijës të transportohet sa me shpejt nga Spitali i Turqisë në banesë për t’i bërë edhe nderimet e fundit.

15-vjeçarja Elona Kuburja vuante nga sëmundja e rrallë e quajtur Hemangioma kongenitale, një lloj tumori beninj që prek enët e gjakut dhe shkakton hemorragji. Historia e trishtë e 15-vjeçares Kuburja e bë publike pas apelit të familjarëve në televizionin News 24 ku ata kërkonin ndihmë për të shpëtuar vajzën e tyre. Kjo sëmundje ishte e lindur dhe nëna e vajzës kishte 14 vite që e kuronte ata duke e trajtuar me operacione.

Mjekët e QSUT-së dhanë alarmin se vajza duhej trajtuar urgjentisht jashtë shtetit. Kur mjekët nuk i kishin dhënë më shumë se 24 orë jetë familja u detyrua që me paratë e marra borxh dhe disa të siguruara nga shqiptarët ta niste drejt një spitali privat në Turqi për kurim të specializuar. Në të njëjtën ditë që vajza u nis në Turqi, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se do ta merrte tërësisht përsipër rastin e 15-vjeçares Elona Kuburjas. Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama u shpreh se shpenzimet do të mbuloheshin nga shteti dhe nga një ekip mjekësh nga më të njohurit në Turqi do të merreshin me trajtimin shëndetësor të vajzës. Por mëngjesin e të dielës 15-vjeçarja Elona Kuburja nuk mundi të mposhtte sëmundjen e saj të rëndë dhe ndërroi jetë në Turqi.

Image result for elona kuburja

Image result for elona kuburja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME