Categories Lajme

Elvana, mëkati i saj dhe Krishti

Ne nje dite si kjo, kur dita tradicionale e Krishtlindjes sjell ne shtepite e gjithsecilit nje lloj paqeje, plot urime mes njerezve dhe shkembime dhuratash, rituali i festes nuk eshte aq me ngjyra per te gjithe. E me sa duket, i tille , paska qene i shkruar te jete edhe per Elvanen e gjore. Pasfestivali plot polemika! Trofeu i cmimit te pare, diskutuar mes dy artisteve! Nje juri euro – shqiptare (e quajtur keshtu meqenese akoma s’jemi pjese e Europes se Bashkuar) me dy qasje te ndryshme! Nje konstatim i imi krahasues ne Festivalin e 54, (2015) lidhur me krijimtarine e emrave te medhenj te muzikes u keqinterpretua dhe u anatemua. Sot kam kurajon ta risjell perseri ne kujtesen tuaj, dhe nese diku kam gabuar le te me kryqezojne perseri!

“Ishte Koha kur Festivali identifikohej me nje Vit te ri

Eshte koha kur Festivali identifikohet me nje vit te vjeter, Ishte Koha kur njerezit e kishin barkun bosh , megjithate rruget zbraseshin se Mezi priteshin kenget e reja te festivalit. Eshte Koha kur me barkun bosh apo plot, njerezit e Kane me te kollajte te mbushin rruget per mitingje sesa te degjojne kenget e reja.Ishte Koha e Abdulla Grimcit, Avni Mules, Agim Prodanit, Feim Ibrahimit, emra “myslimane”, por qe diten te bejne vetem muzike shqiptare

Eshte koha e Renatos, Armandos, Leandros, Marios qe sot e qajne tallavane. Ishte koha kur kenget per partine ta shpifnin festivalin …megjithate prape shihej festivali… Eshte Koha kur behen kenge vetem per dashurine aq sa ato ti shpifin festivalet. Ishte Koha kur suksesi i kenges varej nga rryli i fytit te kengetares Eshte Koha kur suksesi i kenges varet nga silikoni i kengetares ” Por edhe njehere, ashtu si ne komentin e para pak ditesh, nuk dua te qendroj tek Festivali dhe festivalet.

I rikthehem argumentit te kenges shqiptare, gje te cilen jam munduar ta bej prej kohesh, qofte ne produksionet tona(me Adin e Bledin) si “Kenget e Shekullit”, ashtu tek “100 Vjet muzike” , “Kenga ime”, apo me komentet ne profilin tim. Me sa duket kur une ngrita shqetesimin e krizes se kenges atehere, audienca dhe publiku nuk i kishte keto shqetesime. As vjet kur nje status i imi u sulmua nga shume joprofesioniste por edhe disa profesioniste.

Por sot i jemi sulur Elvanes! Si te ishte zanafilla dhe shkaku i krizes se madhe te kenges shqiptare. Ne nje lloj menyre eshte si nje lloj denimi artistik “me vdekje”, ose sic quhet ndryshe “lapidazione” (ndjese qe nuk ka nje fjale te vetme per te perkthyer e pershtatur kete fjale qe vjen nga latinishtja – lapidare – me hedh gure) . Guret qe jane shkarkuar ndaj Elvanes gjate ketyre diteve u ngjajne atyre qe dikur hidheshin ndaj atyre qe dikur kryenin adulter.

Miq dhe armiq! Nuk eshte Elvana burimi i te keqes… As Festivali nuk eshte! Nga ana tjeter, nuk dua te mbroj me fanatizem talentin dhe artin e saj, se Elvana nuk ka nevoje te mbrohet nga askush. Burimi i te keqes jemi vete ne, qe per se pari brenda vetes kemi lejuar katrahuren e sotme muzikore . Ne JEMI e keqja qe per se pari kemi mbeshtetur pseudoartiste! Ne JEMI e keqja qe kemi ngritur ne podiume e skena pseudokengetare!

Ne JEMI e keqja qe ne klube, bare, dasma e ditelindje , nen efektin e “rakise se Skraparit” , heqim kravatat e me kemisha zberthyer kercejme nen ritmet orientale te gjoja hiteve muzikore. Ne JEMI e keqja qe vleresojme me cmime e trofe, produksione naive e stisje muzikore me tekste banale. Ne JEMI e keqja qe ngaterrojme kenget me parodite. Qeshim, rikendojme, e kthejme ne “hit” cdo gje vulgare.

Ne JEMI e keqja qe i sterpaguajme pseudoartistet, pseudokengetaret, pseudokomedianet dhe nenvleresojme zerat e talentet e vertete apo instrumentistet qe stermundohen per vite mbi radhe mbi tastiera e partitura. Ne kete kaos muzikor, sot guret hidhen mbi Elvanen, por ne keto dite Krishtlindjesh, me lejoni tju sjell nje fragment te Bibles, kur para Krishtit, gati po ekzekutohej nje grua. “Kush nga ju eshte pa mekat, atehere le te hedhe gure kunder saj”..e duke vijuar ” As une s’mund te te denoj..shko e mos mekato me”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME