Categories Lajme

“Elvis Naçi blen “News 24” për të bërë propagandë fetare”/ Paraja po hedh tuç gazetarinë

Mbrëmjen e kaluar emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka nisur puntatën e parë për këtë sezon, por ajo që u vu re ishte mungesa e moderators Ola Bruko, ndërkohë që emisioni u drejtua vetëm nga Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.

Vetë moderatoja reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale ku shpjegonte dhe arsyet e mungesës së saj “Për ata por edhe për të tjerët që pyesin veten “çfarë po ndodh?”.. Une nuk do të jem më moderatorja e programit tuaj të dashur, por vetem pjesë e ekipit të tij. Ky nuk ishte një vendim i imi!” Ndërkohë që gazetari Artan Kristo ka treguar se Elvis Naçi ka blerë kohën televizive në “News 24” dhe se i vendos vetë rregullat për emisionin.

“Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, “meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai”. Ola nuk duhej të drejtonte më emisionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisione, por e rëndësishme është që ai jep paratë dhe ai duhet te bëjë ligjin.

Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t’i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj. Sepse ai paguan dhe ai është gjithçka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti…”, shprehet ai.

Postimi i plotë:

Gazetaria po vdes… Nuk besoj të ketë asnjë shikues që të mendojë se emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” profesionalisht sot ishte më i mirë, sesa kur e drejtonte Ola Bruko bashke me hoxhën Elvis Naçi dhe këngëtarin Sidrit Bejleri. Po kështu, nuk mendoj se asnjë gazetar, apo asnjë nga shefat e Neës 24 të mendojnë që sonte emisioni që më i mirë dhe te ishin dakord me këtë ndryshim. Por pse ndodhi kështu?

Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, “meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai”. Ola nuk duhej të drejtonte më emsionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisone, por e rëndësishme është që ai jep parate dhe ai duhet te bëjë ligjiin. Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t’i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj. Sepse ai paguan dhe ai është gjthshka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti…

Nuk do merresha me këtë sikur të ishte rasti i vetëm që gazetaria “është hedhur në tuç nga paraja”. Shikoni portalet. Jane të mbushura me shkrime me porosi, me pagesë , ku i patalentuari që nuk di të këndojë shpallet si këngëtari i madh që po bën bujë, ku shkrimtari që nuk di të shkruajë një fjali pa gabime sintaksore e ortografike shpallet si më i madhi i kohës etj etj. Por të ishin vetëm artistët që bëjnë këtë është gjysma e së keqes. Faqet e portaleve e gazetave jane mbushur edhe me biznesmene e politikane që blejnë me para ose “me ndere” faqet e gazetave dhe brenda pak muajsh shkëlqejne si politikaë apo opinioniste, kur nuk kanë as dy gram tru e nuk dijnë të shkruajnë dy rrjeshta apo të lidhin dy fjalë. Dhe pastaj ankohen se “u dhëmb syri kur lexojnë në Parlament fjalimet që u bëjnë gazetarët…

Dhe e bukura është që për këto ka edhe tarifa fikse zyrtare që shkojnë deri në një mijë apo dy mijë euro për publikim. Botuesit justifikohen se është normale që reklama paguahet, se kështu bën edhe bota, por “harrojnë” që këtyre shkrimeve t’u vënë sipër mbititullin ”Reklamë”, apo “Artikull i porositur”.

Por para paguahen, jo vetëm për të botuar, por edhe për të mos botuar. E keni vënë re se shume shkrime kritike botohen disa sekonda ne ëeb e zhduken menjeherë?! Jo sepse nuk ishin të saktë, por sepse ai që kritikohet paguan për heqjen apo mosbotimin e shkrimit dhe puna e gazetarit që mund të ketë vënë edhe kokën ne rrezik hidhet në kosh, sepse ai që ka para paguan qindra e ndofta mijëra euro për të hequr shkrimin nga ëebi, apo për të mos e botuar në gazetë. Më vjen ndoht të flas këtu për rastet e “gjobave”, kur shefat dërgojnë gazetarët për të bërë shkrime apo kronika kritike për X apo Y dhe para botimit “u kërkojnë takim për të biseduar”… E dini se një nga mjetet e fitimit për pronarët e portaleve është edhe pagesa që bëjnë njerëzit e inkriminuar për të hequr emrat e tyre nga njoftimet e kronikës së zezë të publikuar nga policia?! Dhe për këtë ka edhe tarifa fikse që pronarët e portaleve ua thonë të interesuarve edhe nëpërmjet telefonit. E , pra, kjo nuk është gazetari, por biznes i pastër. Dhe disa prej tyre ndërkohë mbahen edhe si yjet e gazetarisë shqiptarë, të kësaj gazetarie që paraja dhe politika e ka hedhur në tuç dhe po e vdes dalë nga dalë. Edhe unë vetë jam një gazetar, që me keqardhje kam dhënë dorëheqjen nga gazetaria, por herë pas here revoltohem e nuk më rrihet pa shkruar…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME