Categories Showbiz

Ema Andrea i kujton Neritan Liçajt: Kllouni para se të ikë nga skena thotë: “… më falni për shqetësimin!”

Idashur koleg,Neritan Licaj.
Nuk e di a është apo do bëhet i vërtëtë lajmi për largimin tënd nga vendi i punës, dhe as dua të flas për talentin tënd, pasi nuk më duhen ditë si kjo e sotmja për me e njohë!
As nuk do flas për motivimin potëncial të këtij akti, sepse mendja ime ka shkuar shumë me herët në kohë, .. diku tek “çastet” e kllounit… pak para se të largohet nga skena e të thotë “ndjesë për shqetësimin”… heret po bredh mendja… që kur lindem…
Me shtyn me shkrujt një mehje frymë që mund të jetë shenjë dëshpërimi…
Jam, larg atij vendi, jam në vendin që ne e thërrasim “ehh, por bota t’i njeh vlerat!” e prapë nuk marr dot frymë (por kjo ka pak rëndësi).
Nuk jam e mërzitur për ty, koleg, por për faktin se ky lajm është lehtësisht i besueshëm e mundshëm, po, në këtë vend ku:
Që prej kohës së diktaturës, drejtuesit e institucioneve të artit e kulturës janë zgjedhje të pushtetit politik…

Ku, që prej kohës së diktaturës, vendi i punës fitohet si shpërblim për shërbimin në parti e në pushtet e jo për merita…
Ku, që prej asaj kohe, artistët lançohen e linçohen sipas interesit të vorbullës së pushtetit…
Ku, që prej asaj kohe, ëndërra e artistit është të zërë një vend pune në një nga institucionet e bulevardit në Tiranë…
Ku, artistët konsiderohen si punëtorë me ore pune (edhe këto të numeruara keq) e jo si krijues…
Ku, shpesh janë baraz me objektët që blihen, nga ofertuesi më i ulët…
Ku, pushteti hapësirën e artit e ka vizituar, dikur për censurë e sot për qokë, duartrokitje e foto për elektorat…
Ku, hapësirën e artit e kulturës e kanë zënë politika, telenovela e thashethemi…
Ku, arti e ka humb misionin e vet…
Ku, hapesirën e krijimtarisë e ka zënë mbijetesa…
Ku, vendet e punës mbahen me heshtje apo shërbime jo profesionale…
Ku, mendimet autonome, bëjnë habi e ngjyrosen me përkatësi…
Ku, artisti dalngadalë do diskutojë ekzistencën e vet…
Ku, të thyesh ligjin quhet trimëri e arroganca elokuencë sexy…
Ku, termat “i shitur” e “i blerë” dolën nga fjalorët e marksizmit e dhunshëm i bënë mburoja e heshta primitive…
Ku, liria e pavarësia ndëshkohen me përjashtim…

E për gjithë këtë e me tepër akoma, ndjej dëshpërim, sepse do të doja t’i jepja kuptim të kaluarës sime, besimit tim, parimeve, për të cilat rezistova jashtë bulevardit, sepse ëndërroj një të ardhme me Sy…!
Ndaj, koleg, nuk jam e dëshpëruar për ty, por për veten! Anì, askujt s’ka me i ba keq ky dëshpërim, veç meje, si gjithmonë…
P.S. Dikujt mund t’ja japin vendin e punës e famën e paratë dhe mos bëhet kurrë krijues e artist! Një krijuesi mund t’ja heqesh të gjitha këto, por artist mbetet, sepse ka lindur i tillë!
P.S.S. … më falni për shqetësimin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME