Categories Kulture

Ëmbëlsira e Krishtlindjes që duhet ta përgatisni patjetër

Ëmbëlsirat janë kryefjala e festave dhe gostitë për këto raste janë ideale për të shpalosur talentin në kuzhinë. Me rastin e festave, AgroWeb.org ju këshillon një ëmbëlsirë me fruta të thata, konjak dhe erëza.

Ëmbëlsira e Krishtlindjes Me Fruta Të Thata Dhe Konjak

Përbërësit:

350 gramë rrush të thatë,

100 gramë kumbulla të thata pa bërthamë,

100 gramë sheqer kaf,

4 lugë gjelle rum ose konjak

100 gramë arra të copëtuara

100 gramë bajame

100 gramë bajame të bluara

100 gramë thërrime buke,

50 gramë miell shumë-përdorimësh,

100 gramë gjalpë

Gjysëm luge çaji arrëmyshk,

1 lugë çaji kanellë pluhur,

100 gramë qershi për kokteile

Përgatitja: Në një enë qelqi përzieni rrushin e thatë, kumbullat e thata, sheqerin kaf dhe rumin ose konjakun.

Lërini për 24 orë.

Më pas, përzieni arrat, bajamet, pluhurin e tyre, thërrimet e bukës, miellin, gjalpin, erëzat dhe vezët dhe shtoni frutat e thata të njomura në rum.

Teksa përzieni, mos harroni të shprehni një dëshirë për festa.

Mbulojeni enën me letër kuzhine dhe lëreni mënjanë në një vend të freskët për 24 orë.

Me të mbaruar 24 orët, lyeni pak tavën e ëmbëlsirës me gjalpë.

Për këtë ëmbëlsirë, nevojitet një tavë në formën e tasit të thellë.

Sipër vendosni letër pjekjeje të cilën gjithashtu duhet ta lyeni me pak gjalpë.

Derdheni brumin në tavë, duke e shtypur herë pas here që të zëjë vend.

Pasi t’i keni dhënë formën, mbulojeni tavën me një letër të madhe pjekjeje dhe më pas me letër alumin të cilën duhet ta siguroni mirë me një filospangë.

Më pas, merrni një tenxhere të madhe të cilën duhet ta mbushni me ujë deri sa të mbulojë një të tretën e tenxheres.

Fusni aty tavën e ëmbëlsirës por sigurohuni që uji nuk e mbulon atë dhe as nuk i afrohet sipërfaqes.

Lëreni ujin të marrë valë, dhe kur të ndodhë kjo uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë ngadalë për 5-6 orë.

Gjatë kësaj kohe, sigurohuni që kur uji të avullojë, të shtoni më shumë, pra tenxherja nuk duhet lënë pa ujë.

Kur keku të jetë gatuar, hiqeni tavën e thellë dhe lëreni të ftohet.

Për ta servirur, nëse ju pëlqen i ngrohtë, ndiqni të njëjtën metodë si më lart, ose nëse jeni të paduruar për shijen, ngroheni në mikrovalë./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME