Categories Sport

Emërimi i Mourinho, ky postim në Twitter “fundos” yllin e Tottenham

Puthje stemash të çdo klubi, “më bindi projekti” e shumë gjëra të tilla i kemi parë shpesh në botën e futbollit. Kemi parë gjithashtu që trajnerë e lojtarë kanë shkuar në ekipe të cilat më parë i kishin përjashtuar si mundësi.

Kështu kishte bërë më parë (në vitin 2015) Jose Mourinho, i cili kishte deklaruar se nuk mund të drejtonte skuadrën e Tottenham për shkak të lidhjes që ai kishte me tifozët e Chelsea. Vetëm fjalë, pasi një ditë më parë portugezi pranoi ofertën e londinezëve dhe nisi nga puna.

Telashe tani mund të ketë për mesfushorin Dele Alli, i cili në vitin 2012, në Twitter shigjetonte trajnerin aktual.  “Sigurisht nuk mund të jem i vetmi që mendon se Mourinho është i mbivlerësuar dhe shumë kokëfortë. Thjesht ju bën të dukeni si një menaxher i keq. Më vjen mirë që kurrë nuk do të mund të punoj me të”, shkruante mesfushori, i cili asokohe ishte vetëm 16 vjeç dhe akoma nuk i ishte bashkuar skuadrës së Tottenham. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME