Categories Lajme

Emigracioni/ 100 mijë të larguar në 2008. Në 2014-2019, 49 790 të rikthyer

Në periudhën 2014-2019 nga Shqipëria janë larguar 12.5% shqiptarë më pak se sa në periudhën 2008-2013. Duke folur mbi shifrat e emigracionit gjatë eventit “Rruga drejt 25 Prillit – SHQIPËRIA E ARDHMJA, EMIGRACIONI E SHKUARA”, Kryeministri Edi Rama tha sot se “disa shifra të thjeshta flasin vetë”. “Këtu ne kemi lejet e qëndrimit në Bashkimin Europian, duke marrë parasysh shqiptarët që lëvizin. Në periudhën 2008-2013 kemi më shumë të larguar se në 2014-2019, ku kemi 12.5 %. Është dokument zyrtar”, tha Rama.

Duke iu referuar largimeve, Kryeministri theksoi se “në 2008 kemi afro 100 mijë njerëz të larguar në 1 vit”. “Trendi vjen në ulje deri në 31 279 të larguar në 2013. Pastaj ka një ringritje dhe vijmë në 2019. Kemi sidoqoftë një trend që qëndrueshëm me një zbritje, ringritje dhe pastaj stabilizim”, tha Rama. Kryeministri tha se “po të shohim të kthyerit, sepse ikin por edhe rikthehen, në periudhën 2014-2019 janë 49 790 të rikthyer, shifër që flet jashtëzakonisht shumë për një tjetër rikthim të rëndësishëm”.

“Po  kjo e 30 viteve në Shqipëri është një nga ato fazat historike të ikjeve që kanë kaluar edhe vendet e tjera nga Italia fqinje, te Norvegjia, e cila nga fillimet e shekullit të shkuara ishte vendi më i varfër i Europës, vendi ku njerëzit vdisnin nga uria. Dhe në fund të shekullit të kaluar, Norvegjia hyri në një standard komplet tjetër dhe norvegjezët quhen sheikët e bardhë të Europës.

Vendet e tjera i kanë kaluar në kohë të tjera këto faza, që  janë faza lënduese për çdo vend në shumë aspekte, por nuk janë të paevitueshme me forca të brendshme dhe nuk janë vetëm të këqija sepse falë emigrantëve vendet i kanë kaluar këto faza të vështira me mbështetjen ekonomike që u ka ardhur prej tyre nga jashtë, sepse përndryshe nuk do t’ia dilnin dot”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME