Categories Lajme

Emigrantët lënë hotelet në Korçë pas 14 ditësh

Për emigrantët që vijnë nga Kapshtica dhe karantinohen në hotelet e Korçës përballimi i kostove mbetet një problem. 13 persona dolën nga hoteli për tu rikthyer pranë familjeve të tyre ndërsa u desh që të paguanin 350 mijë lekë të vjetra për person për 14 ditë qëndrimi.

Për ata që janë familjarë kjo kosto dy apo trefishohet dhe e bën më të vështirë situatën e këtyre personave ndërsa shumë prej tyre pohojnë se këto lekë janë detyruar ti marrin borxh.

E ndërsa karantinimi ka përfunduar për thuajse 50 persona që qëndronin në ish kampin e punëtorëve në Korçë, të tjerë vazhdojnë të vijnë përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe Qafthanës e pavarësisht se në kufi kanë nënshkruar marrëveshjen për të paguar hotelin kur mbërrijnë në hotel tregojnë se e kanë të pamundur të paguajnë si rasti i një familje me 3 anëtarë të cilët pas 14 ditësh duhet të paguajnë mbi 1 mln lekë. Aktualisht në Korcë e Pogradec janë 5 hotele të vendosura në dispozicion për këta persona por për pagesën e tyre qeveria nuk ka parashikuar asnjë lehtësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME